Kosova
Njoftimi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad për kthimin e qytetarëve në vendin e tyre
Autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani
Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Mbretërisë, me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të origjinës.
Sipas njoftimit, autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani, transmeton albinfo.ch.
Kjo procedurë synon që shtetasit në fjalë të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, në mënyrë që të mundësohet tranziti dhe kthimi i tyre në vendet përkatëse.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto vende dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për procedura të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë... -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Jeta në Zvicër
-
Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë Sipas Renditjes së re Evropiane të Saktësisë së Trenave, në vitin 2025, transporti hekurudhor i Zvicrës... -
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite” -
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme -
Preferencat e votuesve zviceranë përforcohen përpara votimeve të marsit












