Lajme
Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha masat ndaj Covid
Zyrtarisht, Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha masat ndaj COVID-19, pasi nivelet e larta të infeksioneve të koronavirusit nuk kanë gjasa të rrezikojnë shërbimet shëndetësore, tha ditën e sotme kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, përcjell albinfo.ch.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna.
“Ne po heqim pothuajse të gjitha masat e koronavirusit. Pandemia e koronavirusit nuk është më një kërcënim i madh shëndetësor për shumicën prej nesh. Virusi Omicron shkakton sëmundje shumë më pak serioze dhe ne jemi të mbrojtur mirë nga vaksinat”, ka thënë kyeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.
Thuhet se norvegjezët nuk do të kenë më nevojë të qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit dhe as të mbajnë maska për fytyrën në mjedise të mbushura me njerëz. Heqja e këtyre masave do të thotë se klubet e natës dhe vendet e tjera argëtuese të prekura mund të rifillojnë aktivitetin e plotë.
Përveç kësaj, individët e infektuar nuk kanë më nevojë të izolohen. Në vend të kësaj, atyre u rekomandohet të qëndrojnë në shtëpi për katër ditë.
Udhëtarët në Norvegji nuk do të kenë më nevojë të regjistrojnë mbërritjet e tyre para kohe dhe qeveria po heq gjithashtu kërkesën e mëparshme për vërtetimin e një testi negativ përpara nisjes për disa vizitorë, siç janë njerëzit e pavaksinuar.
Norvegjia në dhjetor hyri në bllokim të pjesshëm për të luftuar variantin e koronavirusit Omicron me përhapje të shpejtë.
Vizitorët në Svalbard, ku shërbimet shëndetësore janë të kufizuara, duhet të vazhdojnë të testohen para dhe pas mbërritjes, ndërsa fluturimet ndërkombëtare çarter për në arkipelag mbeten të pezulluara, ka bërë të ditur qeveria norvegjeze.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










