Lajme
Norvegjia fut në karantinë ata që vijnë nga Zvicra
Duke filluar nga 8 gushti, kushdo që vjen në Norvegji nga Zvicra, Çekia, Franca dhe Monakoja, duhet të karantinohet për 10 ditë
Ministria e Jashtme e Norvegjisë këshillon kundër udhëtimit në disa vedne evropiane. Ato janë: Republika Çeke, Franca, Monakoja dhe Zvicra, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, disa dryshime në këshillat rreth udhëtimit janë bërë edhe për disa rajone në Suedi.
Bazuar në vlerësimin e Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik për situatën COVID-19, qeveria ka vendosur të dekurajojë udhëtimet në këto vende kur ato bëhen pa ndonjë nevojë të veçantë.
Ngjyra e këtyre vendeve në hartë tani ndryshon nga “e gjelbër” në “e kuqe” dhe tregon statusin e karantinës me rastin e hyrjes në Norvegji nga vendet tjera evropiane, transmeton albinfo.ch.
Duke filluar nga 8 gushti, kushdo që vjen në Norvegji nga këto katër vende duhet të karantinohet për 10 ditë.
E-Diaspora
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ
Jeta në Zvicër
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025














