Lajme
Norvegjia zgjat kufizimet anti-Covid
Norvegjia, ku niveli i kontaminimeve me COVID-19 është më i ulëti në Europë, njoftoi sot zgjatjen deri në mes të janarit të kufizimeve shëndetësore për të shmangur një rritje të epidemisë.
“Situata mbetet e paqendrueshme dhe mund të ndryshojë shpejt”, deklaroi në një konferencë shtypi ministri norvegjez i Shëndetësisë, Bent Hoie duke përmendur veçanërisht rreziqet e kontaminimeve në rritje si pasojë e lëvizjeve lidhur me festat e fundvitit.
“Ky është shkaku që ne po ruajmë masat kombëtare deri në gjysmën e dytë të janarit. NE do t’i rivlerësojmë deri në atë kohë”, shtoi ai, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Për të ndaluar valën e dytë të epidemisë që u shfaq në tokën e saj pas verës, Norvegjia rekomandoi një mbyllje vullnetare duke ftuar popullsinë e saj të qëndrojë në shtëpi dhe të kufizojë kontaktet shoqërore, dhe vendosi një karantinë dhjetë ditore për personat që vijnë nga jashtë.
Kufizimet lokale janë vendosur gjithashtu në vendet ku epidemia është më e fortë.
Në Oslo, për shembull, sallat sportive, kinematë dhe teatrot në veçanti janë të mbyllura, mbajtja e maskave është e detyrueshme në hapësira të mbyllura publike dhe është e ndaluar të shërbehet alkool në bare dhe restorante.
“Të hënën, vendi skandinav kishte nivelin e tretë më të ulët të infeksionit në Europë pas Islandës dhe Irlandës, me 99 raste të koronavirusit të ri për 100 000 banorë në dy javët e fundit”, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











