Shkurt.ch
Nuk do të taksohen trashëgimitë milionëshe në Zvicër
Nuk do të përfshihet në tatim në të ardhmen pasuria e trashëguar në Zvicër.
Zviceranët kanë refuzuar të dielën iniciativën e e socialdemokratëve dhe sindikatave që kërkonin që të gjithë ata që trashëgojnë së paku 2 milionë franga t‘i paguajnë tatim shtetit.
Rreth 71.7 për qind e votuesve në të gjitha kantonet kanë hedhur poshtë iniciativën për një taksë nacionale për pasurinë e trashëguar.
Asnjëherë deri më tash në Zvicër nuk është trashëguar pasuri më shumë se viteve të fundit. Kështu, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Lozanës dhe ai i Cyrihut, vlera e pasurisë së trashëguar në vitin 2011 në nivel të Zvicrës ka qenë 61 miliardë franga.
Ndërsa një përllogaritje e bërë për vitin 2015 flet madje për 76 miliardë franga.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal dhe Komiteti për mbështetjen e iniciativës “Të taksohen trashëgimitë milionëshe” deri tash kanë menduar se bëhet fjalë për vetëm 40 miliardë franga.
Me shifrat e reja, edhe fitimet nëse do të kalonte iniciativa do të ishin dukshëm më të mëdha. Kështu, veç tjerash propozohet që me këtë fitim të shtuar të përforcohet financimi i sigurimit pensional dhe të trashëgimisë (AHV/AVS).
Në vitin 2011 pasuritë e trashëguara kanë përbërë 13 për qind të të gjitha të ardhurave në Zvicër, ose më shumë se dyfishi i vitit 1975
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?











