Jeta në Zvicër
Nuk i duan as në Zvicër veturat dizelë
Në Zvicër raportohet të jenë regjistruar më pak automjete të reja gjatë muajti tetor 2018, se sa në muajin korrespondues të vitit të kaluar.
Shikuar në të gjitha kategoritë e automjeteve, 6.1% më pak automjete të reja u futën në treg se në tetorin 2017, sipas shifrave të publikuara të martën nga Enti Statistikor Federal (FSO), shkruan albinfo.ch.
Për periudhën janar-tetor bëhet fjalë për minus 3.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të kundërt, kategoria e automjeteve industriale u rrit fuqishëm. Ndryshimi në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është 36.8 për qind.
Për shkak të debatit mbi automjetet dizelë, tregu për automjetet e këtij lloji të karburantit vazhdon të bie. Në mënyrë të veçantë, vetëm nën 6,000 mjete të reja u nisën në tetor 2018. Kjo ishte 28 për qind më pak se një vit më parë. Me një minus prej 1 për qind, numri i veturave me motorë benzinë mbeti pothuajse konstant. Në të kundërtën, rreth 1,500 automjete hibride janë regjistruar rishtazi, një rritje prej 47 për qind.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














