Nuk ka “6 javë pushime për të gjithë”
28 përfaqësues të kantoneve kanë votuar kundër ndërsa vetëm 10 për iniciativën
Iniciativa e prezantuar nga sindikata Travaille Suisse për “pushimet vjetore gjashtëjavëshe për të gjithë” ka pësuar debakël në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Nacional. 28 përfaqësues të kantoneve kanë votuar kundër ndërsa vetëm 10 për iniciativën. Këtë iniciativë më parë e kishte hedhur poshtë edhe dhoma federale, me rezultatin 110 me 61.
Me gjithë faktin se askush nuk dyshon në ngarkesën e madhe që kanë të punësuarit, shumica në parlament ka vlerësuar se zgjatja e pushimeve nuk është mjeti i duhur për të zgjidhur problemin. Ndërsa rregullimi me kushtetutë i kësaj çështjeje është rruga e gabuar që kanë zgjedhur iniciatorët.
Ndërsa ata që votuan pro “Pushimeve gjashtëjavëshe për të gjithë”, qëndrimin e tyre e mbështetën në nevojën që kanë të punësuarit për tu çliruar nga stresi, në mënyrë që të jenë më efektivë në punë.
Sipas njërit nga përkrahësit “stresi në vendin e punës i kushton Zvicrës 10 miliardë franga, dhe 20% e meshkujve marrin pension invaliditeti me vite para moshës për pensionim”.
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik












