Kosova
Nuk ka interesim nga qytetarët serbë, vetëm 9 vetura kanë ndryshuar targat në RKS deri më tani
Vetëm nëntë qytetarë serbë në veri kanë bërë regjistrimin e makinave në targat RKS deri më tani.
Procesi i regjistrimit të targave ilegale në targa të Republikës së Kosovës është duke ecur ngadalë, edhe pse të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndërrojnë ato, janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro. Ardita Ademi, Koordinatore në Komunën e Mitrovicës Veriore, për Radio Kosovën tha se që nga 1 shtatori e deri më sot vetëm nëntë qytetarë kanë bërë regjistrimin e makinave në targat RKS, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse marrëveshja për dokumentet hyrje-dalje në Kosovë dhe anasjelltas solli qarkullim të lirë në veri, çështja e marrëveshjes për targat e automjeteve vazhdon të mbetet çështje që pret zgjidhje. Por, numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të ndërrojnë targat e automjete është shumë i ulët.
Ardita Ademi, Koordinatore në Komunën e Mitrovicës për Radio Kosovën thotë se deri me tani vetëm nëntë qytetarë kanë bërë ndërrimin e targave, edhe pse ka lehtësira të shumta nga detyrimet që arrijnë shumën deri në pesë mijë euro.
“Deri më tani në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve janë vetëm 9 automjete të regjistruara dhe të gjitha qendrat janë të gatshme t’i presin qytetarët për procesin e regjistrimit. Dhe besoj se deri më 31 tetor qytetarët do ta shfrytëzojnë lehtësimin që e kanë”, ka thënë Ademi.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë












