Lajme
Nuk ka llogari të blini në Gjermani: Gjobiten 40 blerës ilegalë nga Zvicra
Rojat Kufitare të Zvicrës kanë kapur dhe denoncuar mjaft nga përpjekjet për të kontrabanduar mallra nga Gjermania në Zvicër. Bëhet fjalë për 40 raste
Blerja matanë kufirit, sikur në Gjermani, për shembull, mbetet e ndaluar për banorët e Zvicrës, pavarësisht zbutjes së kontrolleve kufitare që hyri në fuqi ditë më parë.
Megjithatë, disa dhjetëra njerëz kanë bërë pazar gjatë fundjavës – dhe janë kapur, shkruan 20minuten.ch.
Siç dihet, ka disa ditë që Administrata Federale e Doganave ka kontrolluar kufijtë vetëm në raste dyshimi për ndonjë rrezik. Kjo me sa duket ka “trimëruar” disa turistë të shopingut për të shkelur ndalesën, transmeton albinfo.ch.
Si rezultat, Rojat Kufitare të Zvicrës kanë kapur dhe denoncuar mjaft nga përpjekjet për të kontrabanduar mallra nga Gjermania në Zvicër. Bëhet fjalë për 40 raste në të gjithë Zvicrën.
Ata do të dënohen me një gjobë prej 100 frangash dhe do tu duhet të paguajnë TVSH nëse kanë blerë mallra me vlerë prej më shumë se 300 frangash, përcjell albinfo.ch. Por, ata mund t`i mbajnë gjësendet e blera.
Sipas Matthias Simmen, zëdhënës i Administratës Federale të Doganave, nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe fluksi nga ana e zviceranëve, për të blerë jashtë vendit. “Trafiku ndërkufitar ishte paksa më i ngarkuar fundjavën e kaluar, por megjithatë bëhet fjalë për vetëm afërsisht një të tretën e një fundjave normale”.
Po kështu, siç shkruajnë mediat zvicerane, edhe autoritetet kufitare të shteteve fqinje me Zvicrën, kryesisht të Gjermanisë dhe Francës, kanë pasur mjaft punë për t`ua sqaruar udhëtarëve nga Zvicra të drejtat që kanë pas ndryshimeve të fundit të regjimit kufitar. Një numër i madh i tyre po shkonin në vendet e përmendura për të bërë furnizime.
Që nga fillimi i bllokadës për shkak të koronavirusit, Administrata Doganore ka gjobitur tashmë mbi 1.600 “shopping turistë” bazuar në rregulloren Covid, përcjell albinfo.ch. Kufiri me Austrinë, Gjermaninë dhe Francën do të rihapet përsëri në 15 qershor.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C











