Lajme

Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës

Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, përveç asaj në Teheran

Nuk ka më asnjë udhëtar të regjistruar nga Zvicra në rajonin e krizës në lidnjen e mesme, thuhet në një njoftim që Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) ka dhënë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Në ditët e para të luftës, më shumë se 4,000 udhëtarë të bllokuar ishin regjistruar në aplikacionin e udhëtimit, të lënë në dispozicion nga qeveria federale, trnmseton albinfo.ch. Disa kompani ajrore kanë rifilluar operacionet në Lindjen e Mesme që atëherë, sipas FDFA-së.

Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, shtoi FDFA. Ambasada zvicerane në kryeqytetin iranian, Teheran, mbetet e mbyllur.