Lajme
Nuk shtohet forca paqeruajtëse zvicerane në Kosovë, pavarësisht tensioneve
Zvicra nuk ka plane të menjëhershme për të vendosur trupa shtesë paqeruajtëse zvicerane në misionin Swisscoy në Kosovë, pavarësisht rritjes së tensioneve në rajon dhe lajmeve se NATO po forcon forcën e saj paqeruajtëse të KFOR-it pas një shkëmbimi zjarri vdekjeprurës
Asnjë rritje e kontigjentit zviceran nuk është planifikuar pas ngjarjeve të fundit, tha Komanda Ndërkombëtare e Forcave të Armatosura Zvicerane (SWISSINT) për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS të dielën. Siguria e ushtarëve është prioriteti më i madh dhe ka përparësi ndaj kërkesave operacionale. Për momentin, nuk ka asnjë tregues se siguria nuk është e garantuar, transmeton albinfo.ch.
Anëtarët e Swisscoy, një njësi e ushtrisë zvicerane, e bashkuar me forcën paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), po kontribuojnë në mënyra të ndryshme në misionin e paqes shumëkombëshe. Ata sigurojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil dhe lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve dhe KFOR-it. Ushtarët janë vendosur në vende të ndryshme. Qyteti i Banjskës është jashtë zonës së përgjegjësisë së Zvicrës, sipas SWISSINT, transmeton tutje albinfo.ch.
Sulmi i së dielës së kaluar nga një forcë komando serbe prej 30 trupash, të armatosur rëndë, kundër oficerëve të policisë kosovare në vendbanimin e Banjskës, në veri të Kosovës, pranë kufirit me Serbinë, ka rindezur tensionet në rajon. Në përleshje u vranë tre serbë dhe një polic kosovar.
Zvicra aktualisht dislokon 195 trupa në misionin Swisscoy në Kosovë, si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it. Aty është aktive që nga viti 1999.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














