Integrimi
Nuk ka shtesa fëmijësh për të papunët nga ish-Jugosllavia
Gjykata në vendimin e saj duhej të vendoste nëse një person i papunë ka të drejtë të përfitojë shtesa të fëmijëve për periudhën kur fëmijët e tij jetonin në Kosovë
Personat e papunë, me shtetësi të Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinësnuk kanë të drejtë të marrin shtesa për fëmijët e tyre që jetojnë në vendlindje. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale, pas një ankese të bërë nga…
Gjykata Federale e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Marrëveshjen Bilaterale për Sigurimet Sociale, të lidhur në mes të Zvicrës dhe Ish Jugosllavisë. Marrëveshja në fjalë vazhdon të vlejë për tri shtetet e përmendura, shkruan srf.ch. Ndërkaq, ajo ka pushuar së vepruari sa i përket Kosovës, që nga fundi i marsit të vitit 2010, kohë kjo nga e cila nuk ka fare marrëveshje në mes të dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Gjykata Federale në vendimin e saj duhej të gjykonte nëse një person ka të drejtë të përfitojë nga shtesat e fëmijëve për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 31 mars 2010, kohë kjo kur fëmijët e tij ishin duke jetuar në Kosovë.
Personi në fjalë, gjatë kësaj periudhe nuk kishte vend pune të përhershëm. Ndërsa marrëveshja (ajo në mes të Zvicrës dhe Ish Jugosllavisë) kërkonte sa vijon: «se a ka një fëmijë të drejtë për shtesa, qoftë bazuar mbi ligjet zvicerane, qoftë mbi ato jugosllave, varet nga vendi i punës së prindit, përcjell albinfo.ch lajmin e medieve zvicerane. Dhe një vend i tillë pune në rastin konkret nuk ekzistonte. Pra babai ishte i papunë.
Ligji zviceran e parasheh «eksportin» e shtesave për fëmijë vetëm kur kjo është e rregulluar në mënyrë përkatëse në marrëveshjen konkrete ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













