Shkurt.ch
Nuk ka të drejtë vote për të huajt
Sipas iniciativës, e cila është kundërshtuar nga shumica, komunat do të vendosnin vetë nëse do t`ua lejojnë shtetasve të huaj të drejtën e votës.
Të huajt në kantonin e Cyrihut edhe në të ardhmen do ta kenë të ndaluar të marrin pjesë në votime. Parlamenti i Kantonit ka vendosur të hënën me shumicë votash (93:68) kundër dhënies së të drejtës së votës fakultative për të huajt.
Për të drejtën e votimit në nivel komunal kanë qenë vetëm deputetët e Partisë Socialdemokrate, të gjelbër dhe asaj të iberale të gjelbër. Të gjithë deputetët e partive tjera kanë qenë kundër. Sipas tyre pra, të drejtat politike në Kantonin e Cyrihut janë të lidhura me të drejtën e shtetësisë së Zvicrës.
Qëllimi i iniciativës së lancuar nga shoqata Second@s Plus dhe të pranuar nga institucionet përkatëse në gushtin e vitit 2011, ka qenë që të huajt me qëndrim të gjatë në kantonin e Cyrihut të fitojnë të drejtat politike në nivel komunal. Sipas iniciativës, komunat vendosin pastaj vetë nëse do t`ua lejojnë shtetasve të huaj të drejtën e votës.
Këtë të drejtë do ta fitonin të huajt që kanë jetuar të paktën 10 vjet në Zvicër ndërsa tri vitet e fundit në komunën e caktuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












