Shkurt.ch
Vdes piloti i nxjerrë dje prej rrënojave nga shqiptari
Megjithëse me kohë kishte mbërritur shqiptari Zeqir Rexhaj për ta tërhequr nga rrënojat e aeroplanit që po digjej, piloti 71-vjeçar ka vdekur mbrëmë në spitalin universitar të Cyrihut
Josef P., piloti i aksidentuar të dielën me aeroplanin e tij kishte pësuar djegie të rënda. Megjithë se me kohë kishte mbërritur shqiptari Zeqir Rexhaj për ta tërhequr nga rrënojat e aeroplanit që po digjej, piloti 71-vjeçar ka vdekur mbrëmë në spitalin universitar të Cyrihut. Familjarët e tij kanë konfirmuar për Blick.ch se Josef P. ka vdekur nga plagët e tij në mes të natës.
“Vëllai im për fat të keq ka vdekur”, ka thënë motra e tij në telefon. Mario P. Vëllai i pilotit të aksidetuar kishte thënë se flturimi ishte hobi i tij më i madh. Ai kishte pilotuar për më shumë se 40 vjet
Helikopteri i Rega-s të dielën e ka transportuar atë në Spitalin Univesritar në Cyrih të dielën rreth kohës së drekës, por as ndërhyrja spitalore nuk ka mundur ta shpëtojë nga vdekja.
Josef P. ka qenë pilot i pasionuar amator me një përvojë mbi 40 vjeçare të fluturimeve.
Në përpjekjen e tij për të bërë një aterrim emergjent në një fushë në Kölliken ai është përplasur në mburojat e rrugës duke goditur një veturë që po kalonte në ato momente në atë rrugë.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














