Jeta në Zvicër
Nuk paraqitet fituesi i 157 milionë frangave në loto
Pak para Krishtlindjeve, çmimi i EuroMillions ishte qëlluar në kantonin e Cyrihut me rreth 157.1 milionë franga.
Deri më sot, fituesi i ri EuroMillions ende nuk ka kontaktuar “Swisslos”, përfaqësuesin zviceran të Euro Millions. Siç raportohet nga “Neue Zürcher Zeitung”, kjo nuk ndodh për herë të parë, sipas Willy Mesmer, zëdhënës i medias për “Swisslos”, shkruan albinfo.ch.
Deri tash kishte ndodhur disa herë kur dy ose tre muaj fituesi nuk ishte paraqitur për të marrë paratë. Por normalisht, shumica e njerëzve do të kontaktojnë zyrën në Bazel brenda një jave.
Mesmer konfirmon se bileta e lotarisë është depozituar në një pikë të shpërndarjes në kantonin e Cyrihut. Pika e saktë e dorëzimit të kuponit nuk do të bëhet publike, edhe nëse “Swisslos” di për këtë.
Përveç kësaj, Mesmer rekomandon fituesin të kontaktojë “Swisslos” me telefon. Nëse fituesi nuk lajmërohet deri në korrik, çmimi nuk do të ndahet më për të.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













