Futboll
Nuk u thirr për evropian, Cikalleshi largohet nga kombëtarja e Shqipërisë
Sokol Cikalleshi është në mesin e futbollistëve shqiptarë që u lanë jashtë listës së përzgjedhësit të Shqipërisë, Sylvinho për Euro 2024.
Ai të martën njoftoi se tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
“Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimit, nëse gjërat i ke bërë si duhet, fundi është i lumtur, ndonëse jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën. Ka qenë krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë është sa privilegj aq edhe përgjegjës që më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që më besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajë për të vazhduar. E pa dyshim, në mënyrë të veçantë, ndaj çdokujt që brohoriti për mua”, ka shkruar Cikalleshi në një postim në rrjetet sociale.
Cikalleshi për kohë të gjatë ka qenë sulmuesi kryesor i kuqezinjve.
Pjesë e Shqipërisë sulmuesi i fuqishëm ishte për një dekadë. Në 58 ndeshje ka realizuar 13 gola.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












