Shkurt.ch
Numri i duhanpirësve në botë po i afrohet 1 miliardit
Numri më i madh i duhanpirësve është në Timorin Lindor. Atje konsumojnë duhanin 60 për qind e popullsisë
Numri i përgjithshëm i duhanpirësve është në rritje dhe po i afrohet momentit historik të një miliard njerëzve, sipas të dhënave nga 187 vende të publikuara në magazinën profesionale “Journal of the American Medical Association” – JAMA.
Në vitin 2012 ishin 967 milionë njerëz në mbarë botën që pinin duhan çdo ditë, ndërsa në vitin 1980 kanë qenë 721 milionë duhanpirës. Rritja e numrit të duhanpirësve është lidhur me rritjen e numrit të njerëzve në planet, thonë mjekët amerikanë. Numri i popullsisë së botës gjatë 50 vjetëve të fundit është dyfishuar në shtatë miliardë njerëz, prandaj ka shumë njerëz që pinë duhan.
Në disa vende të mëdha, duke përfshirë Bangladeshin, Kinën dhe Rusinë, vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i duhanpirësve, dhe shumica e duhanpirësve, në fakt, është shënuar në vendet në zhvillim, thuhet në një studim të Universitetit të Uashingtonit që është publikuar në revistën JAMA.
Numri më i madh i duhanpirësve është në Timorin Lindor. Atje konsumojnë duhanin 60 për qind e popullsisë. Më së paku duhanpirës megjithatë janë regjistruar në ishujt Karaibe, Antigua dhe Barbuda, ku duhanin e konsumojnë vetëm pesë për qind të popullsisë së përgjithshme. Në luftën kundër duhanit kanë qenë më të suksesshme Kanadaja, Islanda, Norvegjia dhe Meksika, ku është arritur të zvogëlohet numri i duhanpirësve.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?













