Lajme
Numri i viktimave nga tërmeti kalon shifrën prej 33 mijë të vdekurve
Numri i viktimave nga dy tërmetet tragjike që goditën Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 33 181, sipas shifrave të fundit të zyrtarëve të të dy shteteve.
Në Turqi, vendi edhe më i prekur, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të parë, me magnitudë 7,8, numri i të vdekurve ka arritur në 29 605. Në Siri numri i viktimave ka arritur në 3576, mes të cilëve 2168 në zonat që kontrollohen nga rebelët.
Në Siri, organizata “Helmetat e Bardha” që ka kryesuar operacionet e kërkim-shpëtimit, tha të premten se do të ndërpriste punën, ndërsa të shtunën i tha CNN se numri i viktimave do të jetë edhe më i lartë se kaq.
Edhe pse ka kaluar thuajse një javë nga tërmeti dhe shembja e godinave, nga Turqia dhe Siria vijnë herë pas here lajme të mira të nxjerrjes nga gërmadhat të personave ende të gjallë, shpesh edhe fëmijë të vegjël.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













