Bankierët shqiptarë në Zvicër
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, në duart e lexuesve
albinfo.ch i ka portretuar në këtë botim disa bankierë dhe bankiere, duke prezantuar rrugën e ngritjes së tyre nga “mërgimtarët e djeshëm te bankierët e sotëm”, rrugë që pasqyrohet edhe në titullin e ballinës së revistës
Ka dalë sot nga shtypi numri më i ri, i pesti për këtë vit, i magazinës albinfo.ch. Sikur shumica e numrave të deritashëm, edhe ky numër i kushtohet një teme. Kësaj radhe, albinfo.ch ka vendosur në fokus praninë e shqiptarëve në sferën e bankave të Zvicrës.
Siç dihet, një ndër karakteristikat dalluese të Zvicrës, dhe sigurisht njëra ndër degët kryesore ekonomike të këtij vendi, janë bankat dhe institucionet tjera financiare. Në Zvicër është e përqendruar një pjesë e madhe e kapitalit botëror ndërsa qytete zvicerane bëjnë pjesë ndër qendrat kryesore të bankave edhe në nivel global. Sa për përkujtim: Cyrihu, pas Londrës është metropoli më i madh bankar në Evropë.
Në një ambient të tillë, kaq të avancuar bankash, kanë zënë vend edhe një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë. Ata sot i gjen në shkallë të ndryshme të kierarkisë së bankave, duke filluar nga nëpunësit e thjeshtë dhe deri te funksionarët me përgjegjësi të lartë në bankat kryesore të Zvicrës, gjë që përbën një zhvillim mjaft inkurajues.
Si rezultat i një pranie të tillë, në Zvicër, saktësisht në Cyrih, prej disa vitesh funksionon një shoqatë e bankierëve dhe punonjësve financiarë shqiptarë.
Disa nga këta bankierë dhe bankiere, albinfo.ch i ka portretuar në këtë botim, duke prezantuar rrugën e ngritjes së tyre nga “mërgimtarët e djeshëm te bankierët e sotëm”, rrugë që pasqyrohet edhe në titullin e ballinës së revistës.
Sikurse edhe më parë, edhe në këtë numër është rezervuar vend për tema të tjera, si kultura, sporti, estrada, moda etj., që si gjithnjë, lidhen me jetën në diasporë.
Magazinën albinfo.ch e gjeni falas në të gjitha meset që frekuentohen nga komuniteti shqiptar në Zvicër. Ata që duan ta kenë në shtëpi, përmes postës, mund ta parapaguajnë.

Të tjera nga Bankierët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Itali
Inaugurohet “Biblioteka shqiptare në diasporë” në Bolzano Një hapësirë e re kulturore për gjuhën shqipe dhe librin u përurua në Biblioteca Civica “Cesare... -
Francë
Ermonela Jaho vlerësohet me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres” -
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut -
Diaspora, partner strategjik apo motor zhvillimi? Premtimet e partive për mërgatën -
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran në sesion veror: debat i nxehtë për financimin e 13-të të pensionit AHV Asambleja Federale e Zvicrës ka nisur sesionin veror, gjatë të cilit pritet të diskutohen disa çështje... -
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut -
Vaud prezanton masa të reja për të menaxhuar problemet e sjelljes në shkolla -
Kosova sjell magjinë e muzikës në Bernë, koncert i veçantë për Ditën e Çlirimit -
Studimi në Zvicër: Koha e fillimit të mësimit të frëngjishtes nuk është faktori vendimtar në përvetësimin e gjuhës













