Lajme
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Me praninë e tyre e nderuan këtë akademi figura të njohura të çështjes kombëtare, ish-të burgosur politikë, familje dëshmorësh, veteranë të luftës, profesorë, artistë, studentë e nxënës
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër i japin gjallëri, shpresë dhe dinjitet çdo manifestimi ku marrin pjesë.
Kjo ndodhi edhe te Akademia solemne kushtuar simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij, e organizuar më 1 mars 2026 nga Shoqëria «Lëvizja» në Winterthur, transmeton albinfo.ch.
Në këtë përvjetor të veçantë kishin ardhur ish-bashkëvuajtës të Bacës Adem, bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe familjarë të tij, thuhet në njoftim.
Me praninë e tyre e nderuan këtë akademi figura të njohura të çështjes kombëtare, ish-të burgosur politikë, familje dëshmorësh, veteranë të luftës, profesorë, artistë, studentë e nxënës.
Programi artistik ishte i pasur dhe mbresëlënës. Poezi kushtuar Adem Demaçit u interpretuan nga krijues të ndryshëm, ndërsa studentja Flutura Bytyqi solli emocione të veçanta me interpretimet e saj në piano.
Njëra ndër pjesët më të bukura dhe më emocionuese të mbrëmjes ishte paraqitja e nxënësve të Shkollës Shqipe në Zvicër, nën udhëheqjen e Mësuesit Atdhetar, Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu.
Rina Shabani recitoi Vargjet për Adem Demaçin kurse Tana Limani, e veshur me kostum kombëtar, i dhanë shpirt sallës. Tana ia “hodhi” këngës “Në grykë të Kaçanikut” me një interpretim plot ndjenjë e forcë! Duartrokitjet e gjata dëshmuan emocionin që përcollën.
Në funksion të aktivitetit ishte edhe një ekspozitë me piktura dhe fotografi të Adem Demaçit, e realizuar me përkushtim profesional nga piktori Arsim Berisha.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës -
Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në një aksident në Itali
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të konfliktit Mijëra turistë, përfshirë mbi 4 mijë shtetas zviceranë, kanë mbetur të bllokuar në Lindjen e Mesme... -
Temperaturat mbeten të larta në Zvicër gjatë dimrit 2025–2026 -
Probleme në linjën hekurudhore Lozanë–Gjenevë, anulime dhe vonesa -
Më shumë vende pune do të shkurtohen në Zvicër në vitin 2026 -
Shoferët e autobusëve në Winterthur paralajmërojnë grevë njëditore













