Integrimi
Nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër festuan semimaturën
Nxënësit e shkollës shqipe të Kantonit të St. Gallenit dhe të Kantonit të Argaut (pikave shkollore të Birr-it, Brugg-it, Neuenhof-it dhe të Shpreitenbach-it), si dhe të shkollës shqipe të Affoltern am Albis-it, të shtunën me 29. Qershor 2019, në sallën e shkollës sekundare në Uster të Cyrihut, festuan mbrëmjen e semimaturës.
Ndeja e asaj nate filloi me një përshëndetje nga mësuesi Vaxhid Sejdiu, njëherësh kryetar i Këshillit të Arsimtarëve të Kantonit të St. Gallenit, i cili i përgëzoi nxënësit për suksesin e shkëlqyeshëm dhe u dëshiroi mirëseardhje prindërve dhe mysafirëve.
Pjesë e kësaj nate ishte ambasadori shqiptar, Ilir Gjoni, i cili përshëndeti nxënësit dhe punën e mësuesve për ruajtje të gjuhës amtare.
Për ta kthyer këtë mbrëmje në një atmosferë shkollore nxënësit e shkollës shqipe në Uster dhe Grupi i valleve të shoqatës “Bashkimi” në Uster kishin përgatitur disa recitime, këngë dhe valle. Valltarët e shoqatës “Bashkimi” defiluan me një prezantim mjaft të bukur, me vallen “mozaik”.
Dhe pas valles u ftuan të gjithë semimaturantët, të cilëve mësuesit e tyre iu dhuruan mirënjohje, lule dhe suksese në të ardhmen.

Në emër të shkollës shqipe falënderoi nxënësja e shkollë shqipe, Fjolla Osmani, e cila në fjalën e saj tha:
“Të nderuar prindër, Unë quhem Fjolla Osmani, vij nga Tetova dhe jam nxënëse e klasë së tetë në shkollën shqipe në Birr të Kantonit të Argaut. Sot kam vendosur të flas para jush, me qëllim që fjala ime të dëgjohet, jo ndoshta te ju, që i keni dërguar fëmijët në shkollën shqipe dhe e keni kryer një obligim ndaj fëmijëve tuaj, por që Ju, fjalët e mia t`ua përcillni të gjithë atyre që i njihni dhe nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe. Po flas si nxënëse e shkollës shqipe, sepse gjuha e nënës është pasqyrë e jona. Sa më bukur, sa më mirë që e flasim atë, aq më shumë vlerë kemi. Të gjithë ata që mendojnë se gjuha shqipe këtu në Zvicër nuk na duhet e kanë gabim, asgjë nuk mund ta zëvendësoj gjuhën e nënës. Unë kam pasur nderin që prindërit e mi të kërkojnë që unë mësimet në gjuhën shqipe t`i ndjek detyrimisht, sepse ne fëmijët shpesh gjërave nuk ua njohim edhe kuptimin plotë”.
Dhe në fund grupi i valleve i shoqatës “Bashkimi” e përmbylli mbrëmjen me këngë dhe valle.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes















