Lajme
OBSH heton sulmet mbi spitalet në Ukrainë
“Vetëm një rast është konfirmuar deri më tani”, tha shefi i OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është thellësisht e shqetësuar për raportet e sulmeve ndaj objekteve shëndetësore në Ukrainë, përcjell Albinfo.ch.
“Vetëm një rast është konfirmuar deri më tani”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu referuar një incidenti në një spital, i cili u godit dhe katër njerëz u vranë.
Raportet për sulme të mëtejshme po vazhdojnë të shqyrtohen, tha ai, duke theksuar se sulmet ndaj objekteve shëndetësore shkelin ligjin ndërkombëtar. Rusia ka thënë që nga fillimi i pushtimit se caqet civilë nuk do të sulmohen.
“Furnizimet e ndihmës së parë të organizuara nga OBSH-ja do të mbërrijnë në Poloni të enjten. Ato përfshijnë 36 tonë material për operacione emergjente, si dhe ilaçe dhe sende të tjera për të ushqyer 150,000 njerëz”, tha ai, transmeton Dpa.
“OBSH-ja ka qenë në Ukrainë për shumë vjet. Edhe para pushtimit rus, 23 spitale ishin ndarë me pajisje mjekësore dhe materiale të tjera”, tha koordinatori i ndihmës emergjente, Mike Ryan.
OBSH-ja ka nisur një apel për donacione që arrijnë në 45 milionë dollarë për Ukrainën dhe 12.5 milionë dollarë për vendet fqinje për të ndihmuar njerëzit e prekur.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












