Lajme
OBSH i kërkon Evropës masa më të ashpra kundër koronavirusit
Duke parë situatën, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë për të frenuar variantin e ri të koronavirusit, i cili është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Së fundmi, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende.
Ai tha se 22 vende evropiane tani kanë raste të variantit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”.
Ekspertët e shëndetit thonë se varianti është dukshëm më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm për të infektuarit.
Ata gjithashtu e kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj variantit.
Në Evropë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë.
Numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 78,000.
“Pa kontroll të shtuar për të ngadalësuar përhapjen e variantit, do të ketë një ndikim të shtuar në objektet shëndetësore, të cilat tashmë janë nën presion”, tha Kluge.
Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Evropë janë duke jetuar në vende që janë nën izolim të plotë kombëtar.
Në gjithë botën sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 88 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.8 milion kanë vdekur dhe mbi 49 milionë janë shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA Një mbrëmje e veçantë në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së solli së bashku diplomatë,... -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë -
Amerikë
Shqiptaro-amerikani Gino Mulliqi zyrtarisht merr një tjetër mandat në Teksas -
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg
Jeta në Zvicër
-
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA Një mbrëmje e veçantë në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së solli së bashku diplomatë,... -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit
















