Lajme
OBSH nis hetimet mbi origjinën e koronavirusit
Një ekip prej 10 shkencëtarësh ndërkombëtarë do të udhëtojë drejt qytetit kinez të Wuhan muajin e ardhshëm për të hetuar origjinën e Covid-19.
Njoftimin e beri OBSH, e cila theksoi se ka negociuar prej muajsh për këtë qëllim. Kina tani duket se nuk ka kundërshtuar hetimin e pavarur. Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg i kafshëve të gjalla në qytet.Por kërkimi për burimin e sëmundjes që gjunjëzoi botën ka shkaktuar mjaft tensione, sidomos me SHBA-në. Administrata e Presidentit Donald Trump e ka akuzuar Kinën se po përpiqet ta fshehë shpërthimin fillestar të sëmundjes.
Një biolog i ekipit që do të verifikojë tani origjinën e pandemisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se OBSH nuk kërkon të drejtojë gishtin e fajit nga askush, por më shumë po përpiqet të parandalojë situata të ngjashme në të ardhmen. “Në të vërtetë kjo nuk ka të bëjë me gjetjen e një fajtori, por me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të kuptojmë nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi ta reduktojmë rrezikun në të ardhmen”, tha Fabian Leendertz, nga Instituti Robert Koch, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Misioni pritej të zgjasë katër apo pesë javë. Në ditët e para të epidemisë, virusi u gjurmua në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan, dhe u mendua se ai ishte pikërisht ku Sars Cov 2 bëri kapërcimin tek njerëzit, por ekspertët tani besojnë se virusi në atë treg thjesht mund të jetë amplifikuar. Raportet në mediat kineze kohët e fundit kanë sugjeruar se Covid-19 mund ta këtë origjinën jashtë Kinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














