Lajme
OBSH thotë se po vëren shenja inkurajuese në Evropë
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge, thotë se po sheh “shenja inkuarjuese” pasi Italia raportoi një normë më të ulët të infeksioneve të koronavirusit, raporton AFP.
“Ndërsa situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese. Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, ka shënuar një normë pak më të ulët të rritjes, megjithëse është akoma shumë herët të thuhet nëse pandemia ka arritur pikën më të lartë në atë vend”, ka thënë Kluge.
OBSH ka deklaruar se deri më tani më shumë se 220,000 raste të Covid-19 janë raportuar në kontinentin evropian, ndërsa 11 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Kjo do të thotë se në të gjithë botën, afërsisht gjashtë nga çdo 10 raste dhe shtatë nga 10 vdekje janë raportuar në Evropë, me më shumë se 400,000 infeksione të konfirmuara në të gjithë botën.
Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë kontinentin, shumë vende evropiane kanë miratuar masa të rënda për të frenuar shpërthimin, përfshirë imponimin e masave të bllokimit, mbylljen e bizneseve dhe kufijve, si dhe kufizimin e tubimeve publike.
Sipas Kluge, OBSH së shpejti do të jetë në gjendje të përcaktojë shkallën në të cilën kanë ndikuar ato masa.
Ndër tjerash ai paralajmëroi qeveritë dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për “realitetin e ri” të krijuar nga pandemia dhe të përgatiten për ndikimin afatgjatë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun Në kuadrin e një turi leximesh letrare, shkrimtarja e njohur do të bëjë tri ndalesa në... -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit















