Lajme
OBSH: Nuk ka nevojë për vaksinime masive kundër lisë së majmunit
Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk ka nevojë për vaksinime masive kundër virusit të lisë së majmunit që aktualisht ka prekur disa pjesë të botës, shkruan AA, përcjell albinfo.ch
Sylvie Briand, drejtoresha e Përgatitjes dhe Parandalimit ndaj Epidemive dhe Pandemive në OBSH, iu drejtua konferencës së posaçme për vendet anëtare të organizatës në Asamblenë e 75-të Botërore të Shëndetësisë mbi “Shpërthimin e lisë së majmunit në shumë vende”.
“Kjo është një sëmundje zoonotike, që do të thotë se transmetohet nga kafshët. Por për fat të keq, ne nuk e dimë ende se cili është rezervuari i kafshëve për këtë virus”, ka thënë ajo.
Briand theksoi se sëmundja është endemike në më shumë se nëntë vende në Afrikë, ku ka pasur shpërthime në vitet e fundit.
“Ne jemi këshilluar deri më tani se nuk ka nevojë për vaksinim masiv dhe nuk ka nevojë për fushata të mëdha imunizimi”, shtoi ajo.
Ajo vuri në dukje se rreth 200 raste janë raportuar deri më tani në të gjithë botën dhe u shpreh se numri mund të rritet në ditët në vijim pasi ky është “vetëm fillimi i kësaj ngjarjeje”.
“Ne nuk rekomandojmë ndalime apo kufizime të udhëtimit dhe duhet të vazhdojmë të komunikojmë për atë që dimë se çfarë po bëhet dhe të sigurojmë vërtet publikun. Çështja është se ne duhet vetëm të marrim masat e duhura”, shtoi zyrtarja e OBSH-së, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss










