Lajme
Mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Europë, OBSH-ja thërret mbledhje urgjente
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të zhvillojë një mbledhje urgjente këtë të premte, pasi janë regjistruar mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Europë.
Deri më tani rastet janë konfirmuar në pesë shtete europiane, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Itali si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
Lija e majmunëve është shumë e ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme teksa kryesisht është e përhapur në Afrikën perëndimore.
Sëmundja zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga pesë deri në 21 ditë pas infektimit.
Shkencëtarët nuk parashikojnë që kjo sëmundje të marrë përmasat e një pandemie si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2.
Rasti i parë i lisë së majmunëve në Europë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria./Reuters
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











