Shqipëria
OBT rendit Shqipërinë për rritjen e turizmit
Sipas kësaj organizate, në krahasim me 2019-n, viti i fundit para pandemisë, fluksi i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë është 18 për qind më shumë.
Shqipëria është renditur e dyta në klasifikimin e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj deri në shtator të këtij viti.
Sipas kësaj organizate, në krahasim me 2019-n, viti i fundit para pandemisë, fluksi i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë është 18 për qind më shumë. Shifra është e dyta më e lartë në renditjen botërore, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri deri në shtator ishte më i lartë se viti 2019, por sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, në tetor të këtij viti kanë hyrë rreth 365 mijë të huaj nga 387 mijë që janë regjistruar në 2019-n.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, rritjen më të madhe e kanë raportuar Ishujt Virgjin me 29 për qind më shumë se 2019-ta.
Organizata thotë se sektori pritet që këtë vit të kapë 65 për qind të shifrave të regjistruara në 2019-n në nivel global.
Europa dhe Lindja e Mesme kanë qenë destinacionet kryesore. Mesdheu në total ka arritur 86 për qind të niveleve të para pandemisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











