Lajme
OKB: 30 milionë fëmijë në rrezik nga kequshqyerja
Konfliktet e armatosura, efektet e ndryshimeve klimatike dhe pandemia, kostoja në rritje e jetesës po shkaktojnë një krizë të paprecedentë ushqimore, e cila ka çuar mbi 30 milionë fëmijë në kequshqyerje akute, shumë nga ta janë rëndë.
Ky është alarmi i ngritur në një notë të përbashkët nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara: FAO, UNHCR, Unicef, OBSH, Programi Botëror i Ushqimit.
“Kjo situatë ka të ngjarë të përkeqësohet më tej në vitin 2023. Ne duhet të sigurojmë aksesin e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji”, tha drejtori i FAO, QU Dongyu, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Alarmi ka të bëjë kryesisht me pesëmbëdhjetë vende: Afganistani, Burkina Faso, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Kenia, Madagaskari, Mali, Nigeri, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni.
“Ajo që po shpaloset sot, janë “kriza kaskade” që po lënë miliona fëmijë të kequshqyer dhe e kanë bërë më të vështirë për ta aksesin e shërbimeve thelbësore.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













