Lajme
OKB dërgon mjaftueshëm ujë për furnizimin e 22 mijë njerëzve për një ditë në Gaza
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka njoftuar që përmes kalimit në Rafah, ka arritur të dërgojë furnizime të mjaftueshme me ujë për 22,000 njerëz për një ditë.
“Mbi 44,000 shishe me ujë të pijshëm të furnizuara nga UNICEF – mjaftueshëm për 22,000 njerëz për 1 ditë – u kaluan përmes Kalimit Rafah sot si pjesë e një kolone prej 20 kamionësh me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Programin Botëror të Ushqimit”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it, shkruan TCH.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, ka thënë se shpërndarja e ujit do të shpëtojë jetë.
“Ky ujë i parë, i kufizuar do të shpëtojë jetë, por nevojat janë të menjëhershme dhe të mëdha – jo vetëm për ujë, por për ushqim, karburant, ilaçe dhe mallra dhe shërbime thelbësore. Nëse nuk mund të ofrojmë furnizime humanitare vazhdimisht, ne përballemi me kërcënimin e vërtetë të shpërthimeve të sëmundjeve kërcënuese për jetën”, shtoi Russell, përcjell albinfo.ch.
Sipas UNICEF, konflikti gati dyjavor ka shkaktuar dëme të rënda në sistemet e ujit dhe kanalizimeve të Gazës me kapacitetin e prodhimit të ujit aktualisht në 5% të niveleve normale.
“Afro 2.3 milionë banorë në Gaza tani po mbijetojnë me 3 litra ujë për person në ditë”, bën të ditur UNICEF.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













