Lajme
OKB: Koronavirusi mund ta dyfishojë numrin e të varfërve
Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona.
Në një deklaratë këtë të martë ata bëjnë thirrje që të merren masa të menjëhershme që ajo të mos bëhet realitet.
“COVID-19 është katastrofë për miliona persona që mbahen në fije të perit. Është një goditje e madhe për ata që kanë të ardhura vetëm sa të sigurojnë bukën e gojës”, shprehet kreu i ekonomisë së programit, Arif Husain.
Në të këtë raport të publikuar, shkruhej se në shumë shtete personat që kanë vështirësi ekonomike të tejskajshme nuk do të mund t’i rezistojnë për shumë gjatë impaktit të pandemisë.
“Shumë shtete do të vendosen përballë një zgjedhjeje të vështirë, të shpëtojnë pacientët nga koronavirusi, apo të shpëtojnë të varfrit nga uria” , vijon Husain.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














