Lajme
OKB: Më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur me forcë nëpër botë
Më shumë se 100 milionë njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në mbarë botën, tha të hënën Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR), duke cituar të dhëna të reja për ata që i shpëtojnë dhunës, konfliktit, persekutimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, transmeton albinfo.ch.
Lufta në Ukrainë ka qenë një nga faktorët që ka shtyrë miliona njerëz të largohen, tha UNHCR, duke shtuar se konflikti i zgjatur në vende si Etiopia dhe Republika Demokratike e Kongos ishin faktorë të tjerë pas shifrave të larta.
“Është një rekord që nuk duhet të ishte vendosur kurrë”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një deklaratë dërguar gazetarëve.
“Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet themelore që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre”.
Të dhënat e UNHCR-së përfshijnë refugjatët, azilkërkuesit dhe ata të zhvendosur brenda vendeve të tyre. Javën e kaluar, një organ humanitar tha se të zhvendosurit brenda vendeve të tyre kishin arritur një rekord prej afro 60 milionë njerëz deri në fund të vitit të kaluar, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri











