Kosova
Olimpiada Shqipëri-Kosovë, nxënësit e klasave të 9-të, konkurrojnë për gjuhën shqipe

Nxënësit e klasave të 9 në Shqipëri dhe Kosovë për herë të parë do të konkurrojnë në një olimpiadë të përbashkët të gjuhës shqipe.
Top Channel mëson se ministritë e arsimit të dy shteteve janë dakordësuar për organizimin e olimpiadës, teksa kanë firmosur urdhrin me datat, oraret dhe vendet e zhvillimit të 4 fazave, transmeton Albinfo.ch.
Si fillim, nxënësit do të testohen në nivel shkolle në mjediset e institucioneve arsimore më 11 mars, ku kusht për pjesëmarrjen është pasja e notës 8 në lëndën e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe nota 3 në Kosovë, e prej tyre do të përzgjidhen sipas rezultateve më të mirët nëse kanë fituar mbi 85% të pikëve totale të testit.
Më tej përballja do të kalojë në nivel zyrash arsimore më 20 mars; ndërsa faza e tretë do të realizohet 7 ditë pas në nivel shteti.
Por cilët do të jenë fitimtarët e olimpiadës, shqiptar të Kosovës apo të Shqipërisë?
Finalja e olimpiadës së përbashkët pritet të zhvillohet në Tiranë në nivel ndërshtetëror më 10 prill, ku ata që janë kualifikuar në fazat e mëparshme si absolutët e gjuhës shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të konkurrojnë me njëri tjetrin për vendin e parë.
Testi do të hartohet nga një grup i përbashkët mes dy shteteve. Koha në dispozicion për secilën fazë do të jetë dy orë për pyetje me një vështirësi më të lartë se ajo që bëjnë në lëndën e gjuhës shqipe në shkollë.
Ndërsa në përfundim të përballjes ndërshtetërore do të shpallen rezultatet, teksa do të organizohet po në Shqipëri një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave të nxënësve më të mirë fitues.
Shpenzimet financiare për hartuesit dhe vlerësuesit e testeve në tre faza do të jenë në faturën e përbashkët të ministreve të arsimit, ndërsa faza e fundit do të mbulohet nga pala pritëse, që është përcaktuar në këtë rast Shqipëria./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX” Njihuni me vajzën nga Malisheva, Çamërie Mazreku – kosovarja e parë që punësohet si inxhiniere softuerike...
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
-
Zyra e Migracionit lejoi të kthehet në Zvicër kosovarin e dënuar shumëfish
-
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, po trafikonte 30 kg kokainë
Jeta në Zvicër
-
Shoferët në disa kantone paguajnë më shumë për shërbimet zyrtare të automjeteve Disa zyra kantonale të automobilave janë gjetur të ngarkojnë tarifa të tepruara administrative për shërbime të...
-
Cyrihu refuzon të lejojë vdekjen e asisituar në institucionet shëndetësore private
-
Qeveria zvicerane do të përpiqet të rikuperojë shkeljet e papaguara të trafikut të kryera nga turistët e huaj
-
Më pak qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar marrin leje pune në Zvicër
-
Ndalimi i Vape-ve në Francë dhe çfarë po bën Zvicra?