Lajme
Omicron po dobëson Covid-19
Me variantin Omicron, Covid-19 nuk është më një sëmundje e rëndë si një vit më parë dhe normat e larta të vdekshmërisë tashmë janë një histori, deklaroi një ndër imunologët më të njohur britanikë, John Bell, profesor në Universitetin e Oksfordit dhe një konsulent qeveritar.
Sipas tij, një dobësim i koronavirusit po shfaqet gjithnjë e më shumë, edhe pse shtrimet në spital janë shtuar kohët e fundit.
”Omicron po përhapet shumë shpejt në popullatë, ndërsa sëmundja duket të jetë më pak e rëndë dhe shumë njerëzit kalojnë një kohë relativisht të shkurtër në spital”, deklaroi ai, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, Bell shtoi se ”më pak pacientë kërkojnë terapi me oksigjen”.
Indikacionet e tij janë në përputhje me vendimin e qeverisë britanike për të mos marrë masa të reja në Angli për kufizimet antiCovid-19 deri në fund të vitit.
Shkencëtarë të tjerë në vend janë shprehur ndryshe dhe kanë kritikuar zgjedhjen e nxituar të kryeministrit Boris Johnson si edhe kanë lëshuar alarmin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), që është nën presion për shkak të shtrimeve në spital.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori










