Kosova
Opozita i shkruan letër Mogherinit për ndryshimin e kufinjëve
Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, i janë drejtuar me një letër të përbashkët shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Federica Mogherinit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se, partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me idenë që po diskutohet për ndryshimin e kufijve, duke thënë se ide të tilla “nuk do të përkrahen”.
“Në këtë letër është sqaruar qëndrimin i tyre lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Gjithashtu aty është shprehur pakënaqësia e opozitës, të cilët përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëve të Kosovës, lidhur me idenë që po diskutohet për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve. Ide këto të cilat nuk do të kenë mbështetje dhe çfarëdo marrëveshje e cila derivon nga ide të tilla nuk do të përkrahet”, thuhet në postimin e Hotit.
Në letër gjithashtu kërkohet që faza finale e dialogut me Serbinë të bazohet në parime të qarta si dhe në një kornizë të qartë, duke mos lënë anash subjektivitetin shtetëror të Kosovës i cili është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës.
“Fillimi i një procesi të ri të dialogut pa përgatitjet e nevojshme, siç po tenton qeveria aktuale, do të dështojë. Është përgjegjësi e plotë e Kuvendit të Kosovës që të aprovojë platformën për dialog me një shumicë prej 2/3 dhe vetëm në këtë formë mund të sigurohet legjitimitet i këtij procesi. Çdo formë tjetër e zhvillimit të dialogut është e destinuar të dështojë. Është në interesin e qytetarëve të Kosovës që të arrihet një konsensus i tillë brenda Kuvendit të Kosovës”, thuhet tutje, shkruan Albinfo.ch.
Sipas Hotit, Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces dhe se një legjitimim i ri i Kuvendit të Kosovës duhet të ndodh sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Duke vlerësuar lartë rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës besojnë se të dyja duhet të jenë plotësisht të involvuara dhe gjithashtu kërkojnë që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Normalizimi i plotë mund të arrihet vetëm me njohje reciproke. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në organizatat ndërkombëtare, para se gjithash në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e postuar nga Hoti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais














