Maqedonia
Opozita shqiptare, me kandidat për president të Maqedonisë
Opozita shqiptare njoftoi se do të dalë me kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që priten të mbahen në pranverë në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur lideri i LD-së, Izet Mexhiti, në një emision shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Përkundër paralajmërimeve që president aktual pritet të rikandidohet sërish nga pushteti, opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, do të propozojnë emër shqiptar për të parin e shtetit.
Ende nuk kanë një emër dhe nuk dihet në do të jetë mashkull apo femër.
“Opozita shqiptare – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa me derën e hapur edhe për të tjerët, do të kemi kandidatin për president tonin, shqiptar.
Kandidat apo kandidate, keni emër?
Do ta përcaktojmë. Ne fokusin e kemi te votuesin shqiptarë. Ne, me mbështetjen e votuesit shqiptar, do të dalim fitues në zgjedhje dhe do ta bëjmë ndryshimin te shqiptarët. Nuk lodhemi për taborët, apo lëvizjet e çuditshme të Gruevskit, Mickoskit, Zaevit apo Kovaçevskit. Ato janë punë të tyre”, tha Mexhiti.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










