Feja
Orari i meshëve për besimtarët e krishterë shqiptarë në Zvicër
Tri misione katolike në Zvicër janë në shërbim të besimtarëve të krishterë shqiptarë për Pashkët, misioni në Lucern, Argau dhe në Turgau.
Në Argau orari i meshëve është parlajmëruar si në vijim: Të premten do të organizohet një meshë në Einsiedeln, prej orës 12:30 nga Don Mikel Sopi. Më 8 prill, të dielën, do të organizohet një meshë nga ora 13:30 në Arau.
Të njëjtën ditë në Bernë do të mbahet një meshë tjetër në orën 17:00. Në Arau, të marten, më 10 prill, besimtarët mund t’i kryejnë ritet fetare edhe në një meshë që do të mbahet në orët e pasditës nga Don Mikel Sopi.
Misioni katolik në Turgau me meshtarin Don Albert Demaj do të mbajë meshë në gjuhën shqipe për besimtarët e krishterë shqiptarë në Zvicër në St.Galen, të dielën, më 8 prill, nga ora 9:30, për të vazhduar në njëjtën ditë në Frauenfeld në orën 13:00 dhe në Uznach në orën 17:00.
Misioni katolik në Lucern do të mbajë meshë më 8 prill, në orën 13:00 në Emmenbrücke, ndërsa në Willisau, në orën 17:00. Më 15 prill në Sursee do të mbahet meshë në gjuhën shqipe nga ora 13.30, ndërsa më 22 prill në Luzern në orën 13:00 dhe Giornico në Tesinë në orën 17:00, për të përmbyllur meshët më 29 prill në Einsiedeln, në orë 12:30.
Festa e Pashkëve është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik.
Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme të besimit të krishterë që kulmon me një seri ritesh dhe ceremonish fetare që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes.
Sipas kalendarit fetar, Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Festa e Pashkëve shënohet nga besimtarët katolikë, protestantë dhe ata ortodoksë në gjithë botën.
Për më shumë informacione mund ta vizitoni faqen zyrtare të misionit katolik shqiptar në Zvicër: http://www.misioni.ch/
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












