Lajme
Organizata Botërore e Turizmit këtë vit pret rimëkëmbje sikur para pandemisë
Organizata Botërore e Turizmit ka njoftuar se këtë vit presin që turizmi global të kthehet në normalitet sikur para pandemisë Covid-19.
Sipas kësaj organizate, e cila operon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, rritja e lidhjeve ajrore globale dhe një rimëkëmbje e tregjeve aziatike do të mund të bëjë një rikthim të plotë të aktiviteteve turistike në mbarë botën gjatë këtij viti, por megjithatë paqëndrueshmëria gjeopolitike në Lindjen e Mesme konsiderohet si një rrezik për industrinë, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, kjo organizatë ka bërë të ditur se në vitin 2023 kërkesa për udhëtime në Evropë dhe Afrikë arriti në nivelet sikur para pandemisë dhe i tejkaloi ato në Lindjen e Mesme, ndërsa disa destinacione, si Evropa Mesdhetare, Karaibet dhe nënrajonet e Amerikës Qendrore dhe Afrikës Veriore, vitin e kaluar tejkaluan shifrat e turizmit ndërkombëtar që u regjistruan në vitin 2019, raporton Reuters.
Organizata pret që turizmi në Kinë të rritet në vitin 2024, pasi qeveria lejoi udhëtimin pa viza për qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës dhe Malajzisë deri më 30 nëntor 2024, teksa këtë vit kapaciteti i fluturimeve për në dhe jashtë Kinës do të rritet po ashtu.
Kontributi i përgjithshëm i turizmit në ekonominë globale në vitin 2023 ishte 3.3 trilionë dollarë, sipas raportit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye Iu mohua pasaporta zvicerane për një shaka në moshën 15-vjeçare, gjykata vendos në favor të saj... -
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje -
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht










