Futboll
Organizim i mirë i turneut humanitar në Wil
Turneu humanitar në futboll u mbajt në ditën e diel, më 12.06.2022, në Wil.
Vlen të theksohet se nga shortet e hedhura ekipet u ndan në grupe dhe loja e parë filloi në orën 09:00. Gjithsej ishin 32 ekipe.
Fjalimi i kryetarit, Ilir Memeti:
Falënderimi i përzemërt në emër të shoqatës: ju jemi shumë mirënjohës për gjithë organizimin, angazhimin e shumë vullnetarëve si dhe ekipeve të futbollit që treguat një rehati dhe një traditë dhe na përkrahët për këtë nismë, shoqatën Diaspora Wil.
Ky organizim u mundësua nga shumë vullnetarë që na ndihmuan pa rezerva si dhe kryesia që bënë punë të palodhshme. Në këtë ditë i informuam të gjithë të interesuarit për formimin dhe aktivitet e shoqatës dhe morëm shumë mendime pozitive dhe përkrahje për më tutje. Shpresojmë që ky lloj turneu të mbahet çdo vit, pasi e ka rëndësinë e vet, njëra të kontribuojmë për humanizëm në trojet tona, tjetra të afrohemi edhe me shumë me bashkatdhetarët.
Shumë shumë faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!
Vlen të theksohet se në turne ishin 32 ekipe pjesëmarrëse dhe rreth 2 mijë mysafirë, njofton albinfo.ch.









E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











