Shkurt.ch
Orteku mbyt një person dhe lëndon disa të tjerë
Viktima, fillimisht ishte nxjerrë ende i gjallë por me lëndime të rënda kështu që është bartur me helikopter në spital, ku, siç bëjnë të ditur autoritetet, pak më vonë ka ndërruar jetë
Një ortek në zonën Hohtürli mbi Kandersteg të Kantonit të Bernës, ka marrë me vete një grup personash që po shëtisnin nëpër borë. Për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën, shkruan srf.ch.
Ai, fillimisht ishte nxjerrë ende i gjallë por me lëndime të rënda kështu që është bartur me helikopter në spital, ku, siç bëjnë të ditur autoritetet, pak më vonë ka ndërruar jetë.
Edhe në Tujetsch të Graubündenit dy persona të tjerë janë përfshirë nga një ortek të dielën, më 31 dhjetor 2017, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast, një grua 35 vjeçare nga Gjermania ka pësuar lëndime të rënda dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike. Partneri i saj ka pësuar lëndime të lehta.
Për shkak të kushteve specifike klimatike, meteorologët dhe njohësit e terrenit i këshillojnë për kujdes të gjithë ata që dëshirojnë të ecin nëpër borë ose të skijojnë në zona të caktuara të Alpeve të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












