Kosova
OSBE: Institucionet të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të trazirave në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve që të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të 1653 personave të pagjetur.
“Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të trazirave në Kosovë.
Në 20-vjetorin e misionit tonë, rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet.
U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë dhe individëve të bëjnë çmos që të zbardhen rastet e mbi e 1,653 personave që ende nuk janë llogaritur.
Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












