Lifestyle
Oscar 2019: Filmi më i mirë, “Green Book”
Gjatë natës së kaluar në SHBA janë ndarë çmimet më prestigjoze në kinematografi – Oscar. Ceremonia e 91-të me radhë e Akademisë u mbajt në teatrin “Dolby” në Hollywood
Emocionet e shumta e përshkruan edhe këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve Oscar për arritjet më të mira të vitit në kinematografi. Gara ishte shumë e ngushtë në shumë kategori. Çmimin me prestigjioz e mori “Green Book”, në kategorinë “Filmi më i mirë”.
Ndërsa regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuarón me filmin “Roma”, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Rolet më të mira
Ndër kategoritë e pritura me shumë kureshtje ishte edhe çmimi i aktorit më të mirë (Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”) dhe aktorja më e mirë – Olivia Colman me filmin “The Favourite”.
Për rolet dytësore çmimin Oskar e kanë fituar në kategorinë e meshkujve Mahershala Ali, me filmin “Green Book”, dhe Regina King në kategorinë e femrave me filmin “If Beale Street Could Talk”.
Muzikë
Ceremoninë e shoqëruan me tinguj muzikorë aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga, të cilët u paraqitën së bashku me një performancë jashtëzakonisht të mirë me këngën “Shallow”, nga filmi ‘A Stari is Born”. Kjo këngë fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













