Maqedonia

Osmani: Agresioni rus në Ukrainë shkatërroi jetët e njerëzve të thjeshtë

Gjithashtu, i shkeli edhe marrëveshjet për siguri

Kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në mbledhjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se Maqedonia e Veriut mori kryesimin me këtë organizatë në gjendje lufte në Europë, përcjell albinfo.ch.

Në mbledhjen ku ishte prezent edhe kryediplomati rus, Segej Lavrov, Osmani tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkatërruar jetët e njerëzve të rëndomtë dhe ka shkelur Aktin Final të Helsinkut, mbi të cilin është krijuar OSBE-ja.