Kosova
Osmani: Do ta heqim taksën me një kusht
Osmani një gjë të tillë e tha pas takimit me ambasadorin gjerman
Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Osmani tha se me ambasadorin gjerman kanë folur për bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti ndërmjet dy parlamenteve.
Kryeparlamentarja gjithashtu njoftoi se ka falënderuar Heldtin për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ia ka dhënë Kosovës dhe se pas konstituimit të institucioneve, tani do të mësojmë edhe më shumë nga demokracia gjermane.
Por, Osmani u pyet nga gazetarët edhe për tarifën e vendosur nga ish-qeveria Haradinaj, ndërsa ajo tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.
“Siç e dini, programi i përbashkët i koalicionit është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se, siç e kemi thënë, tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit, përcjell albinfo.ch.
Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik.
Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut.
Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












