Kosova
Osmani: Kosova të mos gabojë si Maqedonia e Veriut
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se Kosova nuk duhet të marrë shembull shtetin e tij për sa i përket marrëveshjes me Greqinë para 20 vjetësh.
“Maqedonia e Veriut para 20 vjetësh në raport me Greqinë, duke menduar se ne jemi në të drejtë, tentuam ta bindim botën se ne jemi në të drejtë dhe Greqia është gabim dhe nuk pranonim një marrëveshje për ulje në tavolinë”, thotë ai për Euronews Albania.
Osmani tha se Maqedonia e Veriut ka humbur mundësinë para 20 vjetësh për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Humbën 20 vjet, humbëm një gjeneratë që ikën nga Maqedonia e Veriut dhe nuk e di nëse do të kthehen më, humbëm shansin që të jemi pjesë e BE-së bashkë me Slloveninë dhe Kroacinë asaj kohe dhe përsëri u ulëm me Greqinë dhe gjetëm një zgjidhje që është më e vështirë sesa ofertat që kishim para 20 vjetësh”, tha Osmani, përcjell albinfo.ch.
Ai ka sugjeruar që Kosova të mësojë nga shembulli i Maqedonisë së Veriut dhe të mos përsëritet gabimi i tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











