Lajme
Presidentja Osmani, me familje, mbrëmjen e Krishtlindjes e priti në Pjetërshan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmjen e Krishtlindjes e kaloi në fshatin e bukur të Pjetëshanit në Gjakovë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Osmani shkroi se kremtën e kësaj feste së bashku me familjen e saj e kishte kaluar në familjen Simoni, me një mikprtitje tradicionale shqiptare, me ushqime dhe pije.
“Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit. Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes, e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli. Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











