Lajme
Osmani merr ftesë nga Biden në Samitin për Demokraci
"Kemi demonstruar përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë"
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, teksa ka theksuar se Kosova me angazhimet e saj ka demonstruar përkushtimin për forcimin e demokracisë, përcjell albinfo.ch.
“E kënaqur për të pranuar ftesën e Biden për t’u bashkuar me liderët anembanë globit për edicionin e dytë të Samitit për Demokraci”, ka shkruar Osmani në Twitter.
E para e vendit ka thënë Kosova ka pasur momente të rëndësishme në angazhimet e saj në vitin e kaluar, duke demonstruar përkushtimin për forcimin e demokracisë dhe vlerave të përbashkëta me Amerikën.
“Ne kemi arritur momente të rëndësishme në angazhimet tona në vitin e kaluar, duke demonstruar përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe vlerave tona të përbashkëta”, ka vijuar ajo.
Gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e dytë për Demokraci.
Samiti do të mbahet më 29-30 mars në formatin virtual, me mbi 100 vende pjesëmarrëse.
Ky samit është themeluar me iniciativë të presidentit Biden dhe edicioni i parë është mbajtur në dhjetor të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër












