Kosova
Osmani për furnizimin me libra: Proces i komplikuar, të gjendet një mënyrë më efektive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të komplikuar procesin e furnizimit me libra për këtë vit shkollor, ndërsa e pyetur se a ka aplikuar për t’u rimbursuar për blerjen e librave për vajzat e saj, Osmani ka thënë se me këtë pjesë është marrë bashkëshorti i saj.
“E kuptoj se ka qenë proces më i komplikuar, sepse për shumicën dërrmuese të prindërve deri më tani furnizimi me libra është bërë në ditën e parë të shkollës, pra kur fëmijët tanë kanë shkuar në shkollë, librat kanë qenë aty… Është bashkëshorti im i cili është marrë me libra. Unë me vajzat e mia jam marrë me pjesën e përgatitjeve dhe për t’u siguruar që janë lexuar të gjitha lektyrat e caktuara nga mësuesja. Që të lexojmë edhe libra shtesë. Pra, unë merrem me detyra, e me pjesën e furnizimit është marrë bashkëshorti”, është shprehur ajo në një prononcim për Kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani ka thënë se “duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive”, kur u pyet nëse një metodë e tillë e furnizimit me tekste shkollore për nxënësit duhet të praktikohet edhe vitin e ardhshëm.
“Për shkak të vështirësive që kanë pasur familje të caktuara, duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive në mënyrë që fëmijët kur të shkojnë në shkollë, t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur, pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisur nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet”, ka deklaruar ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? Një fjalë e re e mundshme po hyn në leksikun zviceran – Zexit. I referohet idesë... -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër












