Maqedonia
Osmani për vizitë pune në Zvicër
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga nesër do të qëndrojë për një vizitë pune në Konfederatën Zvicerane dhe Mbretërinë e Spanjës.
Gjatë qëndrimit të tij në Bern, ministri Osmani do të takohet me shoqata të shumta të qytetarëve dhe anëtarë të diasporës sonë nga të cilë do të kërkojë mbështetje për procesin e Regjistrimit 2021. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Osmani gjithashtu do të takohet me homologun e tij, ministrin federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës Ignacio Cassis. Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në ndihmën bilaterale të zhvillimit të Zvicrës për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga Zvicra, ministri Osmani udhëton në Madrid për t’u takuar me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Arancha Gonzalez Laya.
Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, Osmani do të takohet me drejtorin e Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili dhe do të ketë takime të ndara me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Spanjë.
Vizitat e punës së Osmanit në Zvicër dhe Spanjë janë pjesë e veprimtarive diplomatike për prezantimin e dosjes evropiane të vendit, por gjithashtu me qëllim edhe që të mobilizojë diasporën tonë për përfshirje në procesin e vetë-regjistrimit në kuadër të Regjistrimit 2021.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













