Kosova
Othmani: Maroku nuk e njeh Kosovën, ankohet në Pacollin
Maroku nuk e ka në plan ta njohë shtetin e Kosovës. Për këtë ka qenë shumë i qartë kryeministri i këtij vendi, Saadeddine Othmani, i cili ka kundërshtuar lajmin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, i cili publikoi një lajm në rrjetet sociale, ku tha se ka pasur takim domethënës me kryeministrin e Marokut. Othmani ka shkruar në Twitter se Pacolli është imponuar me prezencën e tij gjatë një dreke që ai ka pasur në New York, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












